Le Maire: Me bllokimin e ri, recesioni i Francës arrin në -11%
October 30, 2020



Bllokimi i ri i dekretuar nga Franca do të sjellë nivelin e recesionit për vitin 2020 në -11%, kundrejt -10% të pritur deri më tani, deklaroi ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, intervistuar nga radio ”France Inter”, në ditën e parë të mbylljes kundër valës së dytë të koronavirusit.
“Është një rishikim i moderuar, vetëm sepse kemi pasur një tremujor të tretë shumë të fortë, i cili përkthehet në një gjë të thjeshtë: qëndrueshmëria e jashtëzakonshme e ekonomisë franceze”, shpjegoi ai.
Në tremujorin e tretë, sipas një vlerësimi të INSEE, Instituti i Statistikave Kombëtare të Francës, PBB u rrit me 18,2%.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments