Lagarde: Jo ndërprerje e papritur e planeve të ndihmës publike

12 Oct 2020 17:37
Shpërndaje:

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Christine Lagarde paralajmëroi sot qeveritë për rreziqet e një përfundimi të papritur të masave të tyre për mbështetjen e ekonomisë, të vendosura për të zbutur ndikimin e pandemisë, duke argumentuar për një tranzicion të butë.

“Shqetësimi im i parë në këtë fazë është që sjellja e politikave të shmangë efektit rrëpirë, domethënë që disa nga politikat e vendosura gjatë pandemisë të mos ndërpriten papritur”, tha Lagarde gjatë një konference të organizuar nga FMN-ja.

“Shpresojmë që vendimmarrësit të kuptojnë dhe veprojnë në mënyrë të tillë që këto mbështetje të vazhdojnë për një kohë të caktuar, në mënyrë që rimëkëmbja të marrë forcë dhe edhe nëse pandemia të shuhet gradualisht”, shtoi ajo.

Reklamë Ola

Presidentja e BQE-së bëri thirrje për një tranzicion të butë drejt masave të tjera të menduara për të mbështetur rimëkëmbjen e aktivitetit, në mënyrë që të krijohen kompani të reja dhe tregu i punës të marrë hov.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x