Kushner përshëndet marrëveshjen për çarmatimin e Hamasit

31 Jul 2026 12:13
Shpërndaje:

Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka përshëndetur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bordi i Paqes për çarmatimin e Hamasit, duke e cilësuar atë një hap historik drejt paqes.

Kushner, ish-këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, luajti një rol të rëndësishëm në përpjekjet e administratës Trump për procesin e paqes në Gaza dhe në hartimin e një plani për rindërtimin e territorit pas luftës.

Në një postim në rrjetin social X, Shtëpia e Bardhë e cilësoi marrëveshjen “një hap monumental drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme”.

Reklamë Ola

Kushner ripostoi njoftimin, duke shkruar: “Një hap tjetër historik. Dhe mbetet ende punë për të bërë.”

Më herët, Hamasi pranoi një marrëveshje për çarmatimin e plotë të tij dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Rripin e Gazës.

Reklamë InterMedika

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se, pas përfundimit të këtij procesi, forcat izraelite do të tërhiqen nga territori palestinez.