Kurti dhe Abdixhiku arrijnë marrëveshjen, Bekim Sejdiu kandidat për President të Kosovës

31 Aug 2026 14:46
Shpërndaje:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshjen për kandidatin për President të Kosovës, pas negociatave të zhvilluara mes dy palëve.

Pas takimit të radhës, Kurti dhe Abdixhiku janë dakordësuar që kandidat për kreun e shtetit të jetë Bekim Sejdiu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Marrëveshja vjen pas disa takimeve mes drejtuesve të LVV-së dhe LDK-së, të cilët gjatë ditëve të fundit kishin intensifikuar negociatat për gjetjen e një emri që do të siguronte mbështetjen e nevojshme politike për zgjedhjen e Presidentit.

Reklamë Ola

Vetë Sejdiu ka konfirmuar se e ka pranuar propozimin, duke u shprehur i nderuar nga besimi i përfaqësuesve të dy partive dhe i gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësinë e kreut të shtetit.

Dakordësia mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet tashmë t’i hapë rrugën procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.

Reklamë InterMedika

Arritja e marrëveshjes konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm edhe për zhbllokimin e situatës politike në vend, pasi çështja e Presidentit kishte qenë në qendër të negociatave mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.