×
E martë, 20 Tetor, 2020

KQZ e re/ Rusmali dhe Ilirjan Celibashi kandidojnë zyrtarisht për kryekomisioner

18 Shtator, 2020

Dy ish-figura të njohura nga PD dhe PS, Ilir Rusmali dhe Ilirjan Celibashi kandidojnë zyrtarisht për kryekomisioner të KQZ-së së Re.

Rusmali dhe Celibashi kanë depozituar kandidaturat dhe kërkojnë postin e kryekomisionerit.

Sot është afati i fundit për të kandiduar, teksa më parë edhe figura të tjera të njohura si Theodhori Sollaku, Arben Isaraj dhe Hysen Osmanaj. Në listë janë dhe Bledar Skënderi apo ish- deputeti i PD, Sali Shehu.

Sa i përket Ilir Rusmalit, ka qenë ish- ministër drejtësie në qeverinë e PD, kurse Celibashi ka qenë gjyqtar, kryetar KQZ-je por edhe Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, por u hoq pa përfunduar ende 1 vit nga marrja e detyrës në 2013.

KANDIDATURAT E DEPOZITUARA PËR KQZ

Irsa Rusi, komisionere dhe Komisioni Rregullator
Agim Paskali Komisioni Rregullator dhe KAS
Halil Hyseni-Komisioner
Hysen Osmanaj-Komisioner, zv.komisioner, komisioni Rregullator- KAS
Ledio Braho – KAS
Lefterie Lleshi- Komisioner, Komisioni Rregullator, KAS
Odeta Berberi – Komisioni Rregullator
Arens Cela – Komisioni Rregullator, KAS

Anjeza Dajzmaili – Komisioni Rregullator
Spiro Maliqi – Komisioni Rregullator, KAS

Naim Mecalla – Komisioni Rregullator
Redinela Beqiraj- KAS
Durim Grabova – Komisioni Rregullator, KAS
Farie Osmani – KAS
Arben Xhiku – Komisioner, zv.komisioner dhe Komisioni Rregullator
Theodhori Sollaku – Komisioni Rregullator, KAS
Përparim Shullazi
Eldrina Karafili – KAS
Lealba Pelingu
Akil Mustafa – komisioner, zv.komisioner, Komisioni Rregullator
Arben Isaraj – KAS
Odeta Seferaj
Lindita Tako – Komisioni Rregullator, KAS
Kamerion Salillari
Ardian Myslimaj.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për