×
Sunday, May 28, 2023

Koronavirusi, përgjysmohet regjistrimi i automjeteve në BE

April 18, 2020



Sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), tregu i automjeteve në Bashkimin Evropian (BE) ka regjistruar një rënie dramatike vjetore në regjistrimet e reja në muajin mars për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas ACEA, regjistrimet e automjeteve në të gjithë bllokun prej 27 anëtarësh shënuan ulje prej 55 për qind nga viti në vit, gjegjësisht 567.308 automjete u regjistruan gjatë muajit mars.

Raporti theksoi se rënia e kërkesës buron nga mbyllja e shumicës së tregtarëve evropianë me masa të kufizimit dhe bllokimit që po merren në shumicën e tregjeve.

Kërkesa u rrëzua në të gjitha tregjet e BE-së përderisa Italia shënon rënie më të lartë me 85,4 për qind në 28.326 automjete të reja.

Franca dhe Spanja në të njëjtën periudhë shënuan rënie prej 72,2 për qind dhe 69,3 për qind.

Muajin e kaluar, Gjermania regjistroi një rënie më pak ekstreme sesa tregjet e tjera kryesore, me një rënie prej 37,7 për qind të regjistrimeve në muajin mars.

BE-ja është tregu kryesor i eksportit të automjeteve për Turqinë, ku operojnë prodhuesit ndërkombëtarë të automjeteve, ndër të tjera Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota.

Eksportet e automjeteve të vendit po ashtu shënuan ulje gjatë të njëjtës periudhë.

Sipas të Dhënave nga Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve të Turqisë (OSD), Turqia eksportoi 57.326 automjete në muajin mars, duke shënuar një rënie prej 30 për qind në të njëjtin muaj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments