Komisioni Europian miraton fondin gjerman prej 500 miliardë euro ndihma kundër COVID-19

08 Jul 2020 10:39
Shpërndaje:

Komisioni Europian ka aprovuar planet gjermane për të krijuar një
fond prej 500 miliardë eurosh (564 miliardë dollarë) për të
mbështetur bizneset e prekura nga kriza e koronavirusit.

Vendimi e çon shumën e fondeve të miratuara nga Gjermania në
600 miliardë euro, pasi organi ekzekutiv i BE-së më parë kishte
dhënë aprovimin e tij për 100 miliardë euro fonde.

Margrethe Vestager, komisionerja europiane për Politikat e
Konkurrencës, tha se ”fondet përmbajnë garanci të mjaftueshme
për të kuzuar shtrembërimet e konkurrencës”.

Reklamë Ola

“Në këto periudha të vështira, ne vazhdojmë të punojmë ngushtë
me anëtarët e asociuar për të gjetur zgjidhje të mundshme dhe për
të lehtësuar hyrjen në nanca për kompanitë e prekura nga
epidemia e koronavirusit, në përputhje me standardet e BE-së”, tha
ajo.

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x