Britania e Madhe duhet të marrë masa urgjente për të frenuar përhapjen e koronavirusit, pas një shtimi infeksionesh në të gjithë vendin këtë muaj, deklaroi kryeministri Boris Johnson.
“Kemi arritur një pikë kthese të rrezikshme”, theksoi Johnson para parlamentit duke njoftuar ”rregullat e rrepta të vendosura për të shpëtuar jetë dhe për të kufizuar dëmin ekonomik”.
Johnson tha se masat e reja në Angli, duke përfshirë kufizimin e orëve të hapjes së pub-eve dhe restoranteve dhe nxitjen e njerëzve për të punuar nga shtëpia, pritet të zgjasin deri në gjashtë muaj.
“Ne jemi duke marrë masa vendimtare dhe të përshtatshme për të balancuar shpëtimin e jetës me mbrojtjen e vendeve të punës”, shtoi Johnson.
Eunews.al


