×
Friday, March 28, 2025

“Hollanda jashtë BE”, provokimi i kryeministrit Portugez Costa

April 11, 2020


Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa ka habitur liderët e BE-së pasi ngriti idenë e largimit të Hollandës nga marrëveshjet e BE-së. Vërejtjet e Kryeministrit Portugez  nënkuptojnë se Hollanda mund të largohet jashtë Bashkimit Evropian, mes zemërimit në rritje të sjelljes së vendit në raport me bisedimet e fundit të përgjigjes së koronavirusit. Hollanda zhvilloi bisedimet pas bllokimit të kërkesave nga Italia, Spanja dhe Franca për të ashtuquajturat “koronabondet” ku BE do të lëshonte një borxh të përbashkët për të ndihmuar në financimin e rikuperimit.

Ne duhet të dimë nëse mund të vazhdojmë të ecim përpara me të gjitha 27 (vendet) në Bashkimin Evropian, 19 (e zonës së euros), ose nëse ka dikush që dëshiron të mbetet jashtë. Sigurisht, unë po i referohem Hollandës, “tha Kryeministri Portugez Antonio Costa.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Lusa, Costa mbrojti rolin e Komisionit Evropian gjatë krizës, duke thënë se ai “veproi në maksimumin e mundësisë së tij “. Përgjegjësia, tha ai, “qëndron te Këshilli” jo në Bruksel. Dhe është pikrisht në Këshill, që Hollandë tashmë ka njoftuar një betejë për të ndaluar kërkesat për “koronabondet” nga Italia, Spanja dhe vetë Portugalia i mbështesin për shkak të situatës së vështirë që po kalojnë.

“Ne kurrë nuk do t’i pranojmë ata” deklaroi Ministri i Financave të Hollandës Wopke Hoekstra duke i’u referuar ‘koronabondeve”. Po aq i vendosur në kundërshtinë e tij, Hoekstra ishte edhe ndaj disa masave të propozuara nga SURE, fondi kundër papunësisë i promovuar nga Komisioni i BE-së. Qëndrimi i Hollandës duket se nuk ka për të kaluar lehtë, aq sa kryeministri Costa arrin të imagjinojë ’një të ardhme të BE-së pa Hollandën”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments