Holandë, rihapen pas 10 javësh muzetë, kinematë dhe baret
Pas 10 javësh kufizimesh nga koronavirusi, holandezët kanë mundur të vizitojnë përsëri restorantet, muzetë dhe kinematë.
Edhe kafenetë, teatrot dhe plazhet kanë rihapur dyert e tyre nën kushte të caktuara.
Vendet e ngrënies dhe institucionet kulturore mund të pranojnë deri në 30 persona.
Të gjithë vizitorët, përfshirë ata nga muzetë dhe baret, duhet të prenotojnë paraprakisht.
Nga sot, përdoruesit e transportit publik duhet të mbajnë maska. Tashmë qytetarët me simptoma të koronavirusit mund të testohen pa iu referuar një mjeku.
Qeveria holandeze po shkon gradualisht drejt heqjes së masave të vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Nga 1 korriku, rregullat do të përditësohen më tej dhe restorantet, kafenetë dhe institucionet kulturore mund të presin deri në 100 vizitorë.
Eunews.al