Histori në Botërorin 2026: Katër kombëtaret e para në renditjen FIFA kualifikohen për herë të parë në gjysmëfinale
Botërori 2026 ka hyrë në fazën më vendimtare, duke shënuar një moment historik në historinë e Kupës së Botës. Për herë të parë, katër kombëtaret e para në renditjen zyrtare të FIFA-s kanë siguruar njëkohësisht një vend në gjysmëfinale.
Franca, Argjentina, Spanja dhe Anglia do të luftojnë për dy biletat e finales, duke konfirmuar dominimin e tyre në futbollin botëror.
Në çerekfinale, Anglia mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1 falë një dopiete të Jude Bellingham, ndërsa kampionia në fuqi Argjentina triumfoi 3-1 ndaj Zvicrës pas kohës shtesë.
Më herët, Franca kishte eliminuar Marokun, ndërsa Spanja kaloi Belgjikën, duke kompletuar një katërshe historike në mesin e katër skuadrave më të mira të turneut.
Tashmë janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste. Më 14 korrik, Franca do të përballet me Spanjën në Dallas, ndërsa një ditë më vonë, më 15 korrik, Anglia do të sfidojë Argjentinën e Lionel Messit në Atlanta, në një tjetër supersfidë që pritet të mbajë të mbërthyer tifozët në mbarë botën.







