×
Saturday, February 15, 2025

Helmimi i Navalny, Kancelarja Merkel dhe Ministri i Jashtëm Maas deklaratë të përbashkët: Të zbardhen menjëherë rrethanat e ngjarjes

August 24, 2020


Ka qenë deklarata e Spitalit ku po trajtohet Alexei Navalny i cili ka konfirmuar dyshimet për helmimin e tij.  Sipas komunikatës së dhënë nga Charité – Universitätsmedizin Berlin, që nga pranimi i tij në fundjavë, Alexei Navalny është duke marrë trajtim. Pacienti është duke u trajtuar në kujdes intensiv dhe mbetet në gjendje kome. Pavarësisht se gjendja e tij është e rëndë, gjithsesi spitali konfirmon se aktualisht nuk është kërcënuese për jetën.

Në bazë të noftimit për shtyp të bërë nga Spitali, “gjetjet klinike tregojnë helmim me një substancë nga grupi i frenuesve të kolinesterazës. Substanca specifike e përfshirë mbetet e panjohur dhe një seri e mëtejshme e testimit gjithëpërfshirës është iniciuar. Efekti i helmit – domethënë, pengimi i kolinesterazës në trup – u konfirmua nga teste të shumta në laboratorë të pavarur.”

Si rezultat i kësaj diagnoze, ekipi mjekësor heziton për të dhënë prognoza të sakta në lidhje me Alexei Navalny nëse ai do të mund të shërohet.

Ky njoftim për shtyp ka sjellë deklaratën e përbashkët të Kancelares Federale, Angela Merkel dhe Ministrit të Jashtëm Federal Heiko Maas. Në lidhje me çështjen Navalny personalitetet më të larta të shtetit gjerman kërkuan zbardhje të menjëhershme të rrethanave të ngjarjes dhe bërjen e saj transparente sa mv shpejt të jetë e mundur.

Më poshtë deklarata e plotë e përbashkët:

Sipas ekipit mjekësor në Charité, gjetjet klinike tregojnë se Alexey Navalny është helmuar. Duke pasur parasysh rolin e spikatur të z. Navalny në opozitën politike në Rusi, autoritetet atje tani janë thirrur urgjentisht të hetojnë këtë krim deri në detajet e fundit – dhe ta bëjnë këtë në një transparencë të plotë.

Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të përgjigjen.

Shpresojmë që z. Navalny të mund të shërohet plotësisht. Urimet tona më të mira gjithashtu shkojnë tek familja e tij, e cila po kalon një moment të vështirë

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments