×
Wednesday, February 12, 2025

Guterres: Bota duhet të jetë e bashkuar kundër COVID-19

September 17, 2020


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në lidhje me luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) theksoi se bota duhet të jetë e bashkuar dhe të fokusohet kundër armikut të përbashkët, COVID-19. 

Guterres foli në hapjen e Konferencës së 7-të të Ndërmjetësimit që po organizohet në Stamboll, nëpërmjet videokonferencës.

“Në këto momente gjithashtu jemi duke u përballur me pandeminë e polarizimit dhe ndarjes”, deklaroi ai duke përmendur aktivitet online gjatë pandemisë së COVID-19.

“Bota duhet të bëhet bashkë dhe të fokusohet kundër armikut të përbashkët, COVID-19. Kjo është arsyeja pse unë bëra thirrje për armëpushim global që do të na ndihmojë të fokusohemi në proceset politike dhe në mbështetjen tonë për paqen”, u shpreh Guterres në lidhje me luftën globale kundër koronavirusit.

Në konferencë, ku do të diskutohen sfidat me të cilat përballen njerëzit që punojnë në fushën e paqes që nga fillimi i pandemisë së COVID-19 do të diskutohet në detaje se si pandemia do të ndikojë në dinamikat e konfliktit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments