×
Friday, March 28, 2025

Gjermani, pritshmëritë e biznesit në rënie gjatë valës së dytë të koronavirusit

October 26, 2020


Pritshmëritë e biznesit gjerman ranë më shumë sesa pritej në tetor, duke u dhënë fund pesë muajve fitime radhazi, ndërsa valë e dytë e COVID-19 po forcon kontrollin e saj mbi ekonominë më të madhe të Europës.

“Indeksi i vëzhguar nga afër i klimës së biznesit ra në 92,7 këtë muaj, nga leximi prej 93,2 i shtatorit, mes frikës nga kufizimet e reja”, tha instituti “Ifo”.

“Duket qartë se kompanitë janë bërë më skeptike për zhvillimet në muajt e ardhshëm”, theksoi presidenti i “Ifo”-s, Klemens Fuest.

Analistëtprisnin që treguesi të zbriste në tetori në vetëm 93.

Rënia e indeksit, e cila bazohet në sondazhin me 9 000 sipërmarrës në të gjithë Gjermaninë, përfaqëson rënien e tij të parë, që kur kufizimet e bllokimit u lehtësuan në maj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments