×
Thursday, March 27, 2025

Gjermani, CDU propozon barazinë gjinore në parti

July 8, 2020


Partia Kristian-demokrate, CDU, e kancelares gjermane Angela Merkel ka rënë dakord për një propozim për të rritur përfaqësimin e grave brenda partisë në 50% deri në vitin 2025.

Marrëveshja për një kuotë të propozuar detyruese për gratë u arrit nga Komiteti i partisë konservatore për Çështjet Strukturore pas 11 orë bisedimesh.

Në atë që u konsiderua si një kompromis përballë rezistencës brenda partisë, marrëveshja parashikon një rritje graduale të përfaqësimit të grave në vitet e ardhshme.

Gratë do të zënë 30% të pozicioneve qeverisëse të CDU dhe vendeve parlamentare deri në vitin 2021, 40% deri në 2023 dhe 50% deri në 2025.

Propozimi i rënë dakord pritet të paraqitet në konferencën e partisë, në fillim të dhjetorit në Stuttgart, ku delegatët do të duhet të votojnë nëse do të ndërmarrin hapat e rinj.

Dokumenti i propozimit prej 16 faqesh gjithashtu përcakton plane për të njohur një grup homoseksualësh dhe lezbikesh në CDU, të njohur si LSU, si një organizatë zyrtare partie.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments