Gentiloni: Tranzicioni i gjelbër, element themelor i planeve të rimëkëmbjes
Nëse Komisioni Europian, për herë të parë në historinë e tij, ka vënë në dispozicion burime financiare prej qindra miliarda eurosh, mendoj se ai gjithashtu ka për detyrë të sigurojë konsistencën midis këtyre burimeve të pashembullta dhe ndikim në konkurrencën dhe cilësinë e jetës në vendet tona, deklaroi komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni.
”Për këtë gjë tranzicioni i gjelbër do të duhet të jetë një një element themelor i planeve kombëtare të rimëkëmbjes që vendet do të duhet t’i nënshtrohen ekzekutivit në muajt e ardhshëm për të pasur akses në Fondet e Rimëkëmbjës”, shtoi ai.
“Fjala ‘kushtëzim’ më lë disi të hutuar”, theksoi Gentiloni.
”Ne duam që planet kombëtare të rimëkëmbjes të jenë të mundur me disa përparësi dhe ato kryesoret janë digjitalizimi dhe tranzicioni i gjelbër”, përfundoi Gentiloni.
Eunews.al