Gentiloni: BE të rimendojë rregullat e borxhit publik

12 Oct 2020 15:14
Shpërndaje:

 BE duhet të rishqyrtojë rëndësinë e rregullave të saj mbi borxhet publike, në një kohë kur ato po rriten në të gjitha vendet anëtare për shkak të shpenzimeve të lidhura me COVID-19, tha sot eurokomisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

“Është e qartë që masat e nevojshme fiskale, të miratuara nga vendet anëtare, për t’u marrë me krizën do të çojnë në nivele shumë më të larta të borxhit publik në Europë, më shumë se 100% të PBB-së në zonën e euros këtë vit”, theksoi Gentiloni.

“Prandaj, më e pakta, duhet të reflektojmë mbi rolin që duhet të luajë brenda Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes (SGP) një rregull mbi borxhin”, shtoi ai në një konferencë të organizuar nga Bundestag mbi të “Ardhmen e Rregullave Buxhetore Europiane”.

Reklamë Ola

BE e pezulloi zbatimin e rregullave të SGP në mars për shkak të pandemisë.

Ndër detyrimet që shtetet anëtare nuk duhet të përmbushin, aktualisht, është rregulli i famshëm që kërkon që deficiti i tyre publik të mbetet nën 3% të PBB-së, por edhe nevoja për të mbajtur borxhin publik nën 60% të PBB-së.

Reklamë InterMedika

Pas këtij pezullimi, europianët njoftuan miliarda euro në shpenzime publike për të ndihmuar sistemet shëndetësore dhe ekonomitë e tyre.

Brukseli ka premtuar se këto rregulla do të mbeten të pezulluara deri në 2021.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x