Formula 1/Çmimi i Madh i Hungarisë do të zhvillohet pa tifozë

02 May 2020 10:12
Shpërndaje:

Organizatorët e Formula 1 kanë njoftuar se edhe nëse gara për Çmimin e Madh të Hungarisë zhvillohet sipas orarit, ajo do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

“Nëse gara për Çmimin e Madh të Hungarisë zhvillohet këtë vit, zyrtarët e garës kanë konfirmuar sot se do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e tifozëve”, njoftuan nga Formula 1.

Gara është paraparë të zhvillohet më 2 gusht në pistën Hungaroring në afërsi të kryeqytetit Budapest.

Reklamë Ola

Megjithatë, qeveria hungareze ka ndaluar ngjarjet me më shumë se 500 të pranishëm deri në 15 gusht.

Përmes një deklarate, ekipi i Hungaroring tha se vendimi ishte “i nevojshëm për të mbrojtur shëndetin e tifozëve dhe stafit”.

Reklamë InterMedika

“Tani është bërë e qartë se ne nuk mund të mbajmë edicionin e 35-të të garës për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1 para tifozëve, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona”, thuhet në deklaratë.

“Javët e fundit, ne jemi shprehur vazhdimisht se jemi të hapur për çdo zgjidhje për të organizuar Çmimin e Madh përsëri këtë vit, ndërsa dje u bë e qartë se e gjithë kjo është e mundur vetëm pas dyerve të mbyllura”, thonë nga Formula 1.

Pandemia COVID-19 ka prishur plotësisht kalendarin sportiv të këtij viti dhe Kampionati Botëror 2020 në Formula 1 është ndër garat ndërkombëtare të prekura.

Dhjetë gara në Formula 1 janë anuluar ose prolonguar deri më tani, ndërsa sezoni pritet të vazhdojë me garën për Çmimin e Madh të Austrisë, të paraparë të mbahet më 5 korrik.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x