EURO 2024, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Kroacisë me golin e Qazim Laçit

19 Jun 2024 15:52
Shpërndaje:

Shqipëria ka kaluar në avantazh përballë Kroacisë 1-0 me gol të Qazim Laçit.

Laçi goditi me kokë pas një krosimi të Asanit dhe ndëshkoi kroatët duke ngritur në këmbë tifozerinë kuqezi.

Shqipëria dhe Kroacia përballen sot  në “Volksparkstadion” të Hamburgut, në një ndeshje të rëndësishme të vlefshme për Grupin B të EURO 2024.

Reklamë Ola

Të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren në mënyrë që të jenë ende në garë për t’u kualifikuar.

Kuqezinjtë e Sylvinhos zbritën në fushë pas disfatës me Italinë, teksa tashmë luajnë për çdo gjë.

Reklamë InterMedika

Tekniku brazilian ka kryer zëvendësime në mesfushë dhe sulm, duke lënë në stol Seferin dhe Brojën, teksa Bajrami ka kaluar në krahun e majtë, me Laçin që luan në mesfushë dhe Manaj në krye të pjesës ofensive.

FORMACIONET ZYRTARE:

KROACIA: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric.

Trajner: Zlatko Dalic

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.

Trajner: Sylvinho

Ndeshja Shqipëri-Kroaci, foto: Gjergj Mima