Esper: Kina po destabilizon rajonin e Paqësorit

28 Aug 2020 19:16
Shpërndaje:

Kreu i Pentagonit, Mark Esper tha sot se Kina po destabilizon rajonin e Paqësorit, gjatë një ndalese në shtetin ishullor të Palaut.

“SHBA dhe Palau ndajnë vlerat e lirisë, ku të gjitha vendet u përmbahen rregullave dhe standardeve, që sigurojnë paqen dhe begatinë e të gjitha kombeve”, tha Esper.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme sot, ndërkohë që po punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të mbrojtur këtë sistem ndërkombëtar të kërcënuar nga Kina dhe aktivitetet e saj destabilizuese në rajon”, vazhdoi ai.

Reklamë Ola

Vizita e tij, e cila zgjati vetëm tri orë, vjen ndërsa Uashingtoni po përpiqet të kundërshtojë përpjekjet e Pekinit për të rritur ndikimin e tij mbi shtetet ishullore të Paqësorit, pak të populluara, por strategjikisht të rëndësishme.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x