×
Thursday, May 21, 2026

Edi Rama kritikon Bashkimin Evropian: Europa rrezikon të humbasë peshën globale

May 20, 2026


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka artikuluar kritika të forta ndaj arkitekturës aktuale të Bashkimit Evropian, duke u përpjekur të projektojë imazhin e një lideri që e sheh politikën përtej kufijve kombëtarë.

Gjatë pjesëmarrjes në Konferenca Lennart Meri në Talin, ai mbajti qëndrime kritike që u interpretuan si një “leksion” për Brukselin, duke vënë në dyshim aftësinë e BE-së për të ruajtur ndikimin e saj në skenën globale.

Në një intervistë për të përditshmen estoneze Postimees, Rama paralajmëroi se Europa rrezikon të mbetet një aktor dytësor nëse vazhdon t’ia lërë komunikimin me Rusinë pothuajse ekskluzivisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Retorika e tij u bë edhe më e fortë gjatë panelit hapës, ku ai ngriti pikëpyetje mbi të ardhmen e civilizimit europian. Edi Rama bëri paralelizma me Bashkimin Sovjetik, duke theksuar atë që e cilësoi si krizë legjitimiteti dhe fragmentarizim burokratik që po dobëson kontinentin.

Deklaratat e tij kanë ngjallur debat mbi mënyrën se si do të interpretohen këto mesazhe: si një kontribut kritik dhe konstruktiv ndaj së ardhmes së Bashkimit Evropian, apo si një përpjekje për të marrë rolin e një strategu gjeopolitik që sfidon qasjen aktuale të Brukselit.




Comments are closed.