×
E hënë, 30 Nëntor, 2020

COVID-19, vazhdon rritja e numrit të rasteve në kryeqytetin japonez

11 Korrik, 2020

Japonia njoftoi sot shifrat rekorde të rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kryeqytetin Tokio duke çuar numrin e të prekurve në mbi 7.000 në metropol.

Autoritetet shëndetësore konfirmuan 243 raste të reja në Tokio për ditën e dytë radhazi me më shumë se 200 raste të raportuara në qytet, njoftoi “Kyodo news”.

Të paktën 224 raste ishin raportuar një ditë më parë. Qyteti ka regjistruar mbi një të tretën e rasteve totale të vendit që janë 21.425.

Më shumë se 438.166 njerëz janë testuar për COVID-19.

Megjithë infeksionet në rritje nga virusi i cili ka marë 982 jetë njerëzish në vend, Japonia ka lejuar deri në 5.000 persona të marrin pjesë në ngjarje sportive dhe ngjarje të tjera.

Qeveria japoneze do të fillojë bisedimet me rreth 10 vende dhe rajone, përfshirë Kinën, Korenë e Jugut dhe Tajvanin javën e ardhshme për lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit.

– Koreja e Jugut: Të gjithë udhëtarët që vijnë duhet të tregojnë ‘rezultatin negativ të testit’

Me rritjen e rasteve të importuara të COVID-19, Koreja e Jugut sot e bëri të detyrueshme që të gjithë udhëtarët e huaj që vijnë, të tregojnë certifikatën me rezultatin negativ të testit.

Ka 1.791 raste të importuara në vend, shumica e të cilëve janë shtetas të Koresë së Jugut.

Udhëtarët në Korenë e Jugut do të duhet të marrin certifikatën brenda 48 orëve, duke dëshmuar se kanë rezultuar negativ për koronavirusin, njoftoi agjencia lokale e lajmeve Yonhap.

Koreja e Jugut ka bërë të detyrueshme që certifikatat të lëshohen nga institucionet mjekësore dhe qendrat e testimit “të zgjedhura nga misionet diplomatike të vendit”.

Autoritetet shëndetësore të vendit raportuan sot 45 raste të tjera, përfshirë 22 infeksione lokale, me pjesën tjetër të importuar.

“Përderisa COVID-19 vazhdon të përhapet në të gjithë globin, ka pasur një rritje në numrin e rasteve të importuara”, tha Yoon Tae-ho, një zyrtar i lartë shëndetësor.

Ka pasur 13.338 raste me COVID-19 në vend, përfshirë 288 që kanë vdekur për shkak të infeksionit.

Koreja e Jugut ka kryer mbi 1.3 milionë teste të koronavirusit.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për