COVID-19/ Rumania planifikon prodhimin e vaksinës së miratuar nga BE

07 Feb 2021 11:14
Shpërndaje:

Rumania ka në plan të prodhojë të paktën njërën nga vaksinat antiCOVID-19 të miratuara tashmë nga Bashkimi Europian, njoftoi kryeministri rumun, Florian Citu.

“Komisioni Europian pyeti në parim nëse vendi ynë kishte kapacitetet e nevojshme dhe kryeministri iu përgjigj “po”, tha agjencia e lajmeve Mediafax.

Sipas raportit të publikuar, vaksinat ruse dhe kineze nuk janë në shqyrtim.

Reklamë Ola

Instituti kërkimor “Cantacuzino” i Bukureshtit, i kontrolluar nga forcat e armatosura, mund të përdoret si një vend prodhimi.

Citu nuk përmendi kornizën kohore ose llojin e vaksinës së përfshirë.

Reklamë InterMedika

Eunew.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x