COVID-19, Norvegjia kthen Francën në zonën e kuqe, karantina e detyrueshme
August 6, 2020
Norvegjia njoftoi sot se do të rikthejë Francën në zonën e kuqe, për shkak të ringjalljes së rasteve të koronavirusit.
“Të gjithë udhëtarët që vijnë nga Franca do t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore”, tha qeveria.
Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Jashtme, nga një masë e tillë preken edhe Zvicra, Monako dhe Republika Çeke, si edhe dy rajone suedeze, sepse edhe prevalenca e tyre e COVID-19 është rritur mbi 20 raste të reja për 100 000 banorë në dy javët e fundit.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments
oldest







