COVID-19, Kanadaja zgjat mbylljen e kufijve

01 Aug 2020 11:35
Shpërndaje:

Kanadaja theksoi se kishte zgjatur mbylljen e kufijve, përveç me amerikanët dhe njoftoi lançimin e aplikacionit në telefon të gjurmimit të kontateve për të shmangur përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Kanadaja ka zgjatur masat kufizuese për hyrjen në Kanada për të ardhurit nga një vend i huaj, përveç SHBA-së”, sipas një dekreti të publikuar dje.

Kufiri me SHBA-në, vendi më i prekur nga pandemia, është mbyllur pëe udhëtimet jo thelbësore që prej 21 marsit dhe do të qendrojë i mbyllur deri më 20 gusht.

Reklamë Ola

Masa e karantinës dhe izolimi i detyrueshëm pas hyrjes në vend është efektiv deri më 31 gusht.

Përveç të tjerave, kryeministri Justin Trudeau njoftoi se ishte i mundur shkarkimi i aplikacionit në telefon për gjurmimin e kontakteve që parashikon përhapjen e pandemisë.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x