COVID-19, Franca regjistron numër rekord ditor rastesh

16 Aug 2020 18:55
Shpërndaje:

Franca ka regjistruar një rekord të ri ditor të rasteve të koronavirusit që nga fundi i bllokimit në maj.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga Ministria franceze e Shëndetësisë janë regjistruar 3 310 raste të reja.

Janë identifikuar gjithashtu 17 vatra të reja dhe shkalla javore e pozitivitetit u llogarit me një rritje prej 2,6%.

Reklamë Ola

Ka pasur gjithashtu një rritje të vogël të numrit të pacientëve të shëruar, në total 376, ose nëntë më shumë se të premten.

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, në Francë kanë vdekur 30 409 persona.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x