×
Wednesday, February 12, 2025

Conte: Integrimi i Shqipërisë në BE duhet të vijojë

September 14, 2020


Integrimi i Shqipërisë dhe i vendeve të ish-Jugosllavisë në Bashkimin Europian është një proces që duhet të vijojë, absolutisht, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte, sipas askanews.

Deklaratën e sipërcituar, shefi i qeverisë italiane e bëri në konferencën “45 vjet pas Marrëveshjeve të Helsinkit, Kardinal Silvestrini dhe politika e Lindjes e Vatikanit”.

Duke kujtuar rolin e luajtur nga diplomati i Selisë së Shenjtë në dialogun me vendet e Lindjes, ai kujtoi se si “në këto 40 vite këto vende, të cilat atëherë ishin objekt i vëmendjes specifike në Sekretariatin e Shtetit të Vatikanit, kishin fate shumë të ndryshme. Shumë prej tyre në vitin 2004 u bënë anëtare të plota të Bashkimit Evropian.

”Pastaj, ka disa, po mendoj për Bjellorusinë, Moldavinë, Ukrainën, që janë pjesë e të ashtuquajturit ‘Partneritet Lindor’ brenda kornizës së Politikës Europiane të Fqinjësisë”, theksoi ai.

” Integrimi i Shqipërisë dhe i vendeve të ish-Jugosllavisë në Bashkimin Europian është një proces që duhet të vijojë, absolutisht. Ky është një proces shumë kompleks dhe shumë delikat. Unë besoj se ky proces duhet të vijojë, absolutisht”, theksoi ai.

”Unë besoj se ky proces duhet të vijojë, absolutisht, sepse nëse nuk e arrijmë këtë objektiv, do të rrezikonim t’i shihnim këta partnerë të kthenin vështrimin e tyre drejt aleatëve të vjetër”, shtoi Conte.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments