Brukseli rrit kuotat për eksportet e çelikut të Serbisë në BE
Komisioni Europian ka rritur kuotat për eksportet e Serbisë të llojeve të ndryshme të çelikut në tregun e BE-së, njoftoi të mërkurën Dhoma e Tregtisë Serbe.
Me një dekret të ri, Komisioni Evropian do të rishpërndajë kuotat e importit të çelikut që deri më tani ishin të destinuara për Rusinë dhe Bjellorusinë.
“Ne besojmë se kompanitë tona në industrinë e çelikut, të cilat tashmë janë eksportues të mëdhenj, do ta përdorin këtë ndryshim në rregulloret e BE-së,” tha ndihmësdrejtori i Sektorit për analiza strategjike, shërbime dhe ndërkombëtarizim, Bojan Stanić.
Industria e çelikut e Serbisë është kufizuar për disa vite nga kuotat e importit të çelikut të BE-së, pavarësisht një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me BE-në, shtoi ai.
Fabrika më e madhe e prodhimit të çelikut në Serbi, me seli në Beograd dhe fabrikën kryesore në Smederevo aty pranë, është në pronësi të korporatës ndërkombëtare kineze HBIS GROUP që nga viti 2016.
Deri në vitin 2012, uzina Smederevo ishte pjesë e kompanisë amerikane të çelikut US Steel.
Sipas Ministrisë së Financave të Serbisë, eksportet e HBIS Serbia në vitin 2021 ishin me vlerë më shumë se 750 milionë euro./ Euractiv
Eunews.al