Briken Calja fiton medaljen e artë dhe thyen katër rekorde mesdhetare, Begaj: Shqipëria krenohet me ty

01 Sep 2026 16:02
Shpërndaje:

Presidenti Bajram Begaj ka përgëzuar peshëngritësin shqiptar Briken Calja për suksesin e arritur në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ku fitoi medaljen e artë.

Calja shkëlqeu në kategorinë deri në 75 kilogramë, duke siguruar vendin e parë dhe duke vendosur njëkohësisht katër rekorde të reja mesdhetare.

Kreu i Shtetit e cilësoi rezultatin e peshëngritësit shqiptar një arritje të rëndësishme që bën krenar të gjithë vendin.

Reklamë Ola

“Urime peshëngritësit tonë, Briken Calja, për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026! Një rekord i ri që na bën krenarë. Urime, Briken! Shqipëria krenohet me ty!”, shkroi Presidenti Begaj.

Suksesi në Taranto i shtohet rezultateve të rëndësishme të Caljas në arenën ndërkombëtare, ndërsa katër rekordet mesdhetare e bëjnë edhe më të spikatur paraqitjen e tij në këtë kompeticion.

Reklamë InterMedika