Betohet Ministrja e re Arsimit, Evis Kushi

24 Sep 2020 18:51
Shpërndaje:

Ministra e re Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi është betuar në ambientet e Presidencës gjatë mesditës së sotme.

Presidenti Meta i ka dorëzuar dekretin e emërimit ministres së re, Kushi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”

Reklamë Ola

Gjatë seancës së ditës së sotme plenare, dekreti i Metës është votuar me 104 vota.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x