Bënë testin për COVID-19, dalin përgjigjet e tamponëve për ish-kryeministrin Nano dhe familjen e tij

14 Jun 2020 12:05
Shpërndaje:

Ditën e djeshme ish-kryeministri Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana Nano dhe djali i tyre kanë bërë testin për koronavirus.

Sot kanë dalë përgjigjet e tamponëve dhe mësohet se kanë rezultuar negativë.

Nuk dihet se përse familja Nano ka bërë testet për Covid-19, nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar apo të dyshuar si të infektuar. Kujtojmë këtu se nga fusha e politikës deri më tani, dihet që me koronavirusin është infektuar deputeti Adriatik Alimadhi.

Reklamë Ola

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x