BE sanksione kundër tre kompanive për shkelje të embargos kundër Libisë

21 Sep 2020 14:18
Shpërndaje:

Bashkimi Europian sanksionoi sot tre kompani, përfshirë dhe një shoqëri turke dhe dy libiane të përfshira në shkeljet e embargos për shitjen e armatimeve, vendosur në Libi nga Kombet e bashkuara, njoftuan diplomatët në Bruksel. 

Dy shoqëritë e tjera të sanksionuara janë jordaneze dhe kazake, sipas këtyre burimeve.

Vendimi u miratua të premten në nivel ambasadorësh dhe u miratua nga ministrat e Punëve të Jashtme gjatë një takimi sot në Bruksel.

Reklamë Ola

Provat janë mbledhur kundër kompanive dhe njerëzve të sanksionuar.

Asetet e tyre në BE do të ngrihen dhe ata nuk do të jenë më në gjendje të kenë marrëdhënie me kompanitë e BE-së dhe as të kenë qasje në tregjet financiare europiane.

Reklamë InterMedika

Bashkimi Europian ka ndërmarrë një operacion detar, Irini, përgjegjës për monitorimin e respektimit të embargos së OKB.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x