×
Saturday, February 15, 2025

BE-ja mbështetje financiare prej 80 milionë euro për Maqedoninë e Veriut

July 16, 2020


Bashkimi Evropian (BE) do të sigurojë 80 milionë euro mbështetje për Maqedoninë e Veriut për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Komisioni Evropian njoftoi se është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të siguruar mbështetje financiare për Maqedoninë e Veriut.

Në njoftim thuhet se mbështetja makro-financiare prej 80 milionë eurosh do të ofrohet për Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të kufizojë efektet ekonomike të pandemisë.

BE-ja siguron mbështetje makro-financiare për vendet e afërta në kohë krizash ekonomike.

Për këtë mbështetje, nevojitet plotësimi i disa kushteve.

Ndihma financiare e BE-së përmban kushte shumë më të favorshme të ripagimit në krahasim me kreditë që këto vende në rrethana normale mund të marrin nga tregjet.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments