×
Saturday, May 2, 2026

BE, 180 milionë euro Shqipërisë/ Soreca: Mbështesim vendin të kufizojë pasojat ekonomike të COVID-19

August 12, 2020


Bashkimi Europian akordoi 180 milionë euro për Shqipërinë për të kufizuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Lugi Soreca është shprehur se, “me dorëzimin e 180 milionë eurove ndihmë makro-financiare Shqipërisë, ndihmojmë  vendin për të kufizuar pasojat ekonomike të COVID-19”.

“Bashkimi Europian tregon edhe një herë solidaritetin e tij me rajonin në një kohë të një krize të paparë”, ka theksuar ambasadori Soreca.

“Ne jemi të fortë së bashku”, përfundoi ai.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments