Balla viziton fermën e Leonard Kanaparajt në Golem: Investimet në blegtori rrisin prodhimin vendas

01 Aug 2026 12:59
Shpërndaje:

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, vizitoi fermën blegtorale të Leonard Kanaparajt në Golem të Kavajës, ku u njoh nga afër me investimet dhe zhvillimin e këtij aktiviteti, që sot konsiderohet një model suksesi në sektorin e blegtorisë.

Ferma, e ndërtuar para gjashtë vitesh, numëron aktualisht rreth 130 krerë lopë dhe përfaqëson një shembull të investimeve të qëndrueshme në rritjen e prodhimit vendas.

Gjatë vizitës, Balla vlerësoi punën dhe përkushtimin e fermerëve shqiptarë, duke theksuar se zhvillimi i blegtorisë dhe mbështetja e sipërmarrjeve bujqësore janë kyçe për forcimin e ekonomisë dhe rritjen e prodhimit “Made in Albania”.

Reklamë Ola

“Fermerët që punojnë me përkushtim dhe investojnë çdo ditë në aktivitetin e tyre janë shembulli më i mirë se si puna dhe investimet sjellin zhvillim dhe rrisin prodhimin vendas”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se mbështetja për fermerët dhe nxitja e investimeve në bujqësi e blegtori mbeten prioritete për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.

Reklamë InterMedika