×
Friday, August 12, 2022

Balla: Shqipëria në luftë me COVID-19, Lulzim Basha harxhon 60 mijë dollarë për lobing

April 21, 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar dokumente të një kontrateje të re lobingu të PD në SHBA me vlerë 60 mijë dollarë të nënshkruar më 20 mars të këtij viti.

Sipas Ballës, PD ka bërë kontratën me një kompani që ndër klientë regjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë.

Postimi i Taulant Balles:

Shqipëria në luftë me Covid-19, Lulzim Basha harxhon 60 mijë dollarë për lobing

Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmes Aktit të Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj ka rregjistruar më 20 Mars 2020, një kontratë të re lobingu në SHBA të Partisë Demokratike me një kompani që ndër klientët e vet rregjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë.

O zot, si ka mundësi, kur të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë në këtë Luftë me Covid-19, ku nevoja për solidaritet social e mbështetje për njerëzit në nevojë është aq e domosdoshme nga të gjithë, ky që merr guximin të japë edhe mend e plane, paguan shuma kaq të mëdha parash për të nxirë Shqipërinë në media amerikane, apo në zyrat e Kongresit amerikan.

Po si mund të dalësh për ditë në TV, e të drejtosh gishtin se nuk po ndihmohen familjet në nevojë, se nuk po financohen spitalet, nuk po paguhen infermiret, punonjësit e policisë, nuk po i jepet ndihmë financiare biznesit, kur vetë bën rrush e kumbulla paratë që partia jote merr nga buxheti i shtetit.

Do të ishte shumë me vlerë të ndihmoje disa qindra familje shqiptare me ndihma ushqimore me këto para, Lulzim.

Mos prisni as sqarim, e as ndjesë publike nga ky e nga këta.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments