Balla pas ngjarjes së rëndë në Ksamil: Drejtësia duhet të bëjë detyrën dhe shembullin

18 Aug 2026 12:50
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën një turist i huaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla vlerësoi ndërhyrjen e Policisë, e cila sipas tij ka arritur të ndalojë në kohë rekord autorin e dyshuar të krimit.

“Humbja e jetës së një turisti të huaj nuk është në traditën e shqiptarit. Ata vijnë në Shqipëri në besën dhe mikpritjen e shqiptarit”, u shpreh Balla.

Reklamë Ola

Ai kërkoi që tashmë drejtësia të bëjë detyrën e saj dhe që rasti të shërbejë si shembull për ndëshkimin e autorit.

“Drejtësia duhet të bëjë detyrën dhe shembullin!”, theksoi Balla.

Reklamë InterMedika