Balla ironizon opozitën me një matrioshkë bufash: Janë të gjithë njëlloj. Më 11 maj mbarojnë të gjithë bufat

04 Apr 2025 11:47
Shpërndaje:

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka ironizuar opozitën me një matrioshkë bufash.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se Bufi (Sali Berisha) dhe këta që kanë dalë prej tij janë të gjithë njëlloj.

Sipas Ballës ato janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën.

Reklamë Ola

“I patë kur bënë listat e deputetëve? E njëjta qasje. Bufi iku nga fituesit e primares tek idhtarët e foltores, këta të tjerët i mbushën listat me baballarë e krushq”, thekson Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Reklamë InterMedika

Mirëmëngjes ☕️ Bufi dhe këta që kanë dalë prej tij janë të gjithë njëlloj. Janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën se nuk kanë asgjë të re tjetër. I patë kur bënë listat e deputetëve? E njëjta qasje. Bufi iku nga fituesit e primares tek idhtarët e foltores, këta të tjerët i mbushën listat me baballarë e krushq.

Në vijim të turit të takimeve në diasporë këtë fundjavë ministri Balla do të takohet me bashkatdhetarë në Frankfurt dhe Bruksel. Balla ka ripërsëritur mesazhin se e vetmja parti që sjell oferta të reja është Partia Socialiste me numrin 5 në fletën e votimit.