Ambasadorja Yuri Kim takon ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi: Duhet respektuar e drejta e protestës paqësore

23 Dec 2020 18:04
Shpërndaje:

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka takuar sot ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçin, të cilin e ka uruar për detyrën e re, si dhe i ka thënë se duhet respektuar e drejta e protestës paqësore, referuar protestave të fundit kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim tha se ka rënë dakord me ministrin Çuçi për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për sigurinë dhe sundimin e ligjit.

“U takova me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Më erdhi mirë që mësova se kishte urdhëruar hetime për trajtimin e protestuesve. E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshëm në zgjedhje. Ramë dakord që të forcojmë bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për sigurinë dhe sundimin e ligjit”, shkroi Kim.

Reklamë Ola

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x