×
Wednesday, July 15, 2026

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Trump: Bota do ta mposhtë COVID-19, 3 vaksina janë në fazën e fundit të testimit

September 27, 2020


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një pjesë të fjalës së Presidentit amerikan, Donald Trump, të mbajtur në Kombet e Bashkuara, ku flet për pandeminë e koronavirusit.

Mes të tjerash, Presidenti Trump është shprehur se bota do ta mposhtë pandeminë e COVID-19 dhe do të dalë më e fortë prej saj.

“Gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, Presidenti Trump tha se bota do ta mposhtē pandeminë COVID-19 dhe do të dalë prej saj më e fortë. Presidenti tha gjithashtu edhe se tre vaksinat e mundshme të COVID-19 të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara janë në fazat e fundit të testimit dhe se Shtetet e Bashkuara kanë nisur prodhimin paraprak tē dozat”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
oldest
newest most voted