Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rikthimin pas 14 vitesh të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, i cili do të zhvillohet nga 9 deri më 12 shtator.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë e cilësoi festivalin si një ngjarje që do të festojë artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë shqiptare.
“Mirëmëngjes dhe me rikthimin e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, i cili nga sot deri më 12 shtator do të festojë artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.
Festivali rikthehet pas një ndërprerjeje 14-vjeçare, duke sjellë sërish në vëmendje krijimtarinë dhe zhvillimin e filmit shqiptar.
Edicioni i këtij viti do të zhvillohet përgjatë katër ditëve, nga 9 deri më 12 shtator, me synimin për të promovuar kinematografinë shqiptare dhe për të ndërthurur trashëgiminë e saj me krijimtarinë e re.


