Nga: Ibrahim Morina
Dikur…diku…kam lexuar historinë e mëposhtme…
“Një herë…diku…një ushtri e huaj zbarkoi në një fshat. Ushtarët e saj ju vërsulën plaçkitjeve dhe grabitjeve. Si në të tilla raste edhe në këtë, nuk munguan, kërcënimet, dhuna… dhe arriti situata edhe deri atje, sa (JO TË GJITHA) gratë e fshatit, u detyruan të plotësonin dëshirat e shfrenuara të ushtarëve uzurpatorë…
PËRVEÇ NJËRËS…
Ajo nuk u tremb, nuk u dorëzua as para kërcënimeve dhe as para dhunës…por arriti ta vriste ushtarin i cili tentoi ta përdhunonte duke e ruajtur veten të pastër dhe të ndershme…
Rrjedha e ngjarjeve e solli që ushtria uzurpatore, pas pak kohe, të ikte nga fshati, duke mos ditur se ku…
Qëndrestarja e papërlyera, ishte përsëri aty…në fshat.
Por, modestja, krenarja, u përball me më të papriturën, me më të pamundurën, me një ushtri më të egër, TË BASHKFSHATARËVE TË SAJ, mbi të cilat rëndonte më shumë mëkati i tyre pse kishin kënaqur dëshirat dhe epshet e armikut, ndjesia që i bënte të ndjeheshin si fundërrina përballë PASTËRTISË SË HEROINËS… Dhe për të mos ju dukur vetja fundërrina kur të shiheshin në paqyrë, pas një plani djallëzor, e linçuan, pastaj e vranë HEROINËN…”…
Jo më kot e nisa këtë reagimin tim, për kërcënimin “me pushkatim” ndaj Ramush Haradinajt, me këtë histori.
…
Pikësëpari…
Përballë kërcënimeve të tilla “me pushkatim”, e rëndësishme është identifikimi i personave që artikulojnë të tilla kërcënime. “Mërgimtarë” që në mos kanë fjetur me armikun, u arratisën në vende e dhera të tjerë, në kohën kur Ramush Haradinaj dhe gjithë çlirimtarët dhe komandantët e UÇK-së luftuan, çliruan dhe pavarësuan Kosovën, sot, duhet të kuptojnë se nuk është HEROI Ramush Haradinaj, prania e të cilit i bën ata të ndjehen ende si fundërrina, pse ata duan ende të prostituojnë me armikun. Ata e kishin shansin historik rreth 30 vjet më parë, të rreshtoheshin në ANËN E FITIMTARËVE. Por nuk e shfrytëzuan. Në gjenezën e tyre, duket, është ngjizur aq shumë titizmi, sa ata janë gati ti lejojnë vetes çdo lloj shpërfytyrimi, deri në kufijtë E FUNDËRRINËS, vetëm dhe pse kjo përkon me nxitjen nga ati i tyre shpirtëror, i cili, jo thjesht si një i frustruar ju jep mundësinë këtyre “Mërgimtarë-Fundërrina”, të kërcënojnë nga ambientet e Kuvendit të Kosovës.
…
Pikësëdyti…
Në qoftë se do të tentoja të ndalesha e të shkruaja për atë që Ramush Haradinaj është AI që është, koha dhe fjalët nuk do më mjaftonin. Por gjithsesi nuk mund të rri pa përmenduar një fakt, që atë e lartëson edhe më shumë… Në mars të vitit 2005, vetëm 3 muaj pasi ishte mandatuar si Kryeministër i Kosovës nga PRESIDENTI RUGOVA, ai “zhveshi” kostumin e shtetarit dhe me dinjitet u paraqit me kostumin dhe kollaren e ÇLIRIMTARIT në Hagë, para Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në ish-Jugosllavi… prej nga doli edhe më i lartësuar.
… Në qoftë se pastaj do të përmendja edhe faktin e dhimbshëm që Ramush Haradinaj, krahas atyre që ka bërë për çlirimin dhe rimëkëmbjen e Kosovës, i ka dhënë vendit të vet edhe dy vëllezër dëshmorë, atëherë “Mërgimtarët” duhet të kuptojnë se sakrificat e kësaj familje i tejkalojnë disa herë dëshirat e “Fundërrinave”, të cilët dinë të bëjnë më mirë vetëm të prostituojne ende me armikun, duke bërë pazar, jo thjesht dhe vetëm me jetën e HERONJVE çlirimtarë e komandantë të UÇK-së, por me gjithë Kosovën dhe fatin e pakthyeshëm të saj.
…
Dhe së fundi…
Francezët kanë një shprehje.
“Atdheu është hiri i të rënëve”.
Në shekuj, Kosova është AJO që është, e lirë dhe e pavarur, falë HIRIT të të rënëve të saj në shekuj. Kanë qenë këta dëshmorë, trashëgimia që ata kanë ndjekur dhe kanë përcjellë në breza, që kanë mundësuar Kosovën e pavarur.
Por që të bësh një gjë të tillë, duhet të kesh brenda vetes, në mos emrin, GENIN RAMUSH, përballë të cilit “Mërgimtarë- Fundërrina” nga fshati i gruas, jo vetëm që nuk i kanë, por ata nuk kanë as forcë të vendosin, jo për fatin e çlirimtarëve dhe komandantëve të UÇK-së…, por as për fatin e Kosovës…
Kosovës nuk i ka munguar dhe nuk do ti mungojë trashëgimia E HERONJVE, ashtu sikurse nuk do ti mungojnë as “Mërgimtarë-Fundërrinë”. Historia ka ditur dhe do të di të bëjë dallimin…


