Mazniku: Reforma territoriale do të forcojë bashkitë

31 Jul 2026 13:52
Shpërndaje:

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, deklaroi se reforma e re administrativo-territoriale synon të forcojë rolin e bashkive dhe të përmirësojë shërbimet për qytetarët.

Në një deklaratë për mediat, Mazniku tha se reforma është menduar për t’iu përgjigjur sfidave të zhvillimit të vendit dhe për të përgatitur Shqipërinë për integrimin në Bashkimin Europian.

Ai kritikoi opozitën për mungesën në punimet e komisionit gjatë muajit të parë, duke shtuar se më pas diskutimet u përqendruan te kalendari i punës.

Reklamë Ola

“Është një reformë që duhet t’u përgjigjet sfidave që Shqipëria ka përpara. Në maj të vitit 2027 vendi do të zhvillojë zgjedhjet vendore dhe duhet të hyjmë në to me një hartë të re territoriale”, u shpreh Mazniku.

Sipas tij, Shqipëria synon të mbyllë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian në vjeshtën e vitit të ardhshëm, ndërsa theksoi se integrimi nuk është vetëm i qeverisë, por i të gjithë vendit.

Reklamë InterMedika

Mazniku nënvizoi se reforma synon të krijojë bashki më të forta, me kapacitete më të mëdha administrative dhe financiare, duke paralajmëruar se humbja e afatit të vitit 2027 do ta shtynte reformën me tetë vite.

“Kjo reformë bëhet për të mirën e qytetarëve shqiptarë, që bashkitë të ofrojnë shërbimet më të mira të mundshme”, deklaroi ai.