×
Thursday, April 30, 2026

Balla kujton 16-vjetorin e aksionit opozitar të socialistëve: Partia Socialiste me mision historik drejt BE-së

April 30, 2026


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kujtuar sot 16-vjetorin e një prej aksioneve më të forta opozitare të socialistëve, duke dërguar një mesazh të qartë politik, siç është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka theksuar se Partia Socialiste, ndërsa mbush 35 vjet, ka përpara një mision historik, jo premtime, por angazhim konkret drejt anëtarësimit të plotë në BE. Një rrugë, thekson Balla, që PS e ka nisur me qytetarët shqiptarë dhe nuk ka ndërmend ta braktisë.

Balla nënvizon gjithashtu se kontributi i socialistëve nuk ka qenë vetëm kur kanë qeverisur, por edhe në 13 vitet e opozitës — duke mbrojtur reformat, demokracinë dhe sundimin e ligjit në çdo moment kyç të historisë së vendit.




Comments are closed.