×
Friday, April 17, 2026

Bordi i Transparencës vendos: Çmimi i naftës 224 për litër, benzina 181 lekë

April 3, 2026


Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte, më 3 prill, çmimet e reja të karburanteve, duke reflektuar edhe uljen e akcizës me 20%.

Kështu, sipas vendimit të sotëm të Bordit, çmimet e reja do të jenë këto:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.

Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Bordi njofton se çmimet e reja hyjnë në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 20:00 e datës 3 prill, dhe do të mbeten të pandryshuara deri në vendimin e radhës, kur do të reflektohen luhatjet e tregut.

Bordi mes të tjerash u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, të zbatojnë në mënyrë rigoroze këtë vendim. Në rast të shkeljeve, paralajmërohet pezullim i aktivitetit.




Comments are closed.