Mbështetja financiare e BE-së/ Në 2020, mbi 103 milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe shtetin e së drejtës

30 May 2021 16:27
Shpërndaje:

Në vitin 2020, Bashkimi Europian ofroi një mbështetje prej 103.3 milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë, shtetin e së drejtës, liritë bazë dhe mirëqeverisjen në Shqipëri.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha sot se “përkushtimi i Qeverisë drejt rrugëtimit tonë në BE, do të ishte më i vështirë, pa ndihmën e partnerëve tanë strategjikë dhe mbështetjes së tyre financiare”.

Po ashtu Denaj tha se “Shqipëria bashkëpunon prej vitesh me Bashkimin Europian dhe vendet e tjera partnere për realizimin e projekteve rajonale dhe ndërkufitare”.

Reklamë Ola

Sipas saj, “prej vitit 2014, Shqipëria është pjesë e 8 programeve bazë ndër-rajonale ‘Interreg’ në të gjithë sektorët e zhvillimit”.

Vetëm nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Denaj tha se “në 2 vitet e fundit Shqipëria ka qenë pjesë e 4 projekteve rajonale për zhvillimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimit të turizmit dhe forcimin e shërbimeve ndaj biznesit”.

Reklamë InterMedika

Eunews.al