COVID-19, Londra rikthehet zonë e kuqe

14 Dec 2020 19:12
Shpërndaje:

Londra do t’i nënshtrohet një bllokimi të ri të pjesshëm antiCOVID-19 nga e mërkura, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, pas rishfaqjes së numrave të lartë të infektimeve me COVID-19 në kryeqytetin britanik.

“Masat shtrënguese parashikojnë kalimin e kryeqytetit nga zona portokalli në atë të kuqe, me një rimbyllje të pubeve dhe disa dyqaneve jothelbësore”, tha ministri.

Sipas qeverisë, kufizimet që do të zgjaten tani deri më 23 dhjetor, datë kur në të gjithë Britaninë e Madhe, përfshirë Londrën, do të aplikohet një lehtësim 5-ditor i kufizimeve për Krishtlindje.

Reklamë Ola

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x