OBSH: Bota nuk mund të pretendojë se pandemia ka marrë fund

01 Sep 2020 21:11
Shpërndaje:

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se “asnjë
vend nuk mund të pretendojë se pandemia ka marrë fund”. Duke
folur të hënën para gazetarëve gjatë një konferencë virtuale nga selia
e agjencisë në Gjenevë, doktor Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se
vendet duhet të jenë serioze në lidhje me masat që po marrin për të
ndalur përhapjen e virusit dhe shpëtimin e jetëve nëse mendojnë të
rihapin ekonomitë dhe aktivitetet e përditshme përballë COVID- 19.
“Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë
mund të rikthehen në normalitet”, tha zoti Tedros. “Hapja pa pasur
situatën nën kontroll është recetë për katastrofë”, shtoi ai.
Doktor Tedros ofroi “katër masa thelbësore” që duhet të kenë
parasysh të gjitha vendet, qytetet dhe individët për të vënë nën
kontroll virusin. Ato përfshijnë parandalimin e grumbullimeve të
mëdha në stadiume e klube nate, zbatimin e një programi rigoroz
testimi, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin. Ai tha se vendet duhet
të ndërmarrin hapa për të mbrojtur kategorinë e njerëzve që janë më
të rrezikuan nga virusi, përfshirë të moshuarit, njerëzitit me probleme
ekzistuese shëndetësore si dhe punonjësit e shërbimeve jetike, të
cilët siç tha ai, do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve dhe lehtësimin
e barrës në sistemet shëndetësore. Zoti Tedros u bëri gjithashtu thirrje njerëzve të vendosin maska, të ruajnë distancën zike e të
lajnë shpesh duart.

Agjencia globale për shëndetin bëri thirrje për kujdes lidhur me garën
për të prodhuar një vaksinë të padëmshme dhe efektive kundër
COVID-19 si përgjigje ndaj pohimeve të doktor Stephen Hahn, kreu i
Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, se kjo agjenci do
të konsideronte dhënien e autorizimit për përdorim emergjent të një
vaksine, para se të përfundojnë të gjitha fazat e provave klinike tek
njeriu. Doktoreshë Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së,
tha se lëshimi i një autorizimi të tillë “duhet të bëhet me seriozitet e
reektim të madh. Nuk është diçka që mund ta bësh me lehtësi”, tha
ajo. Doktor Mike Ryan, drejtor i agjencisë së Programit të Emergjencave
Shëndetësore, tha se politika e çdo vendi mbi vaksinat “duhet të
drejtohet nga standardi më i lartë etik i mundshëm”.

Ndërkohë sipas gjetjeve të një sondazhi të ri të Forumit Ekonomik
Botëror, kryer nga rma Ipsos rreth 74 për qind e të rriturve në
mbarë botën thanë se ishin të ishin të gatshëm të bënin vaksinën
kundër koronavirusit, nëse ajo do të ishte e disponueshme.
Nga 20 mijë vetë të anketuar në 27 vende, Kina ishte vendi më
entuziast rreth vaksinës, me 97 për qind mbështetje, ndërsa në Rusi
popullata ishte më pak entuziaste, vetëm 54 për qind shprehën
gatishmëri për t’u vaksinuar. Nga të anketuarit në Shtetet e
Bashkuara, që kryeson botën me më shumë se 6 milionë raste të
konrmuara me COVID-19 dhe mbi 183 mijë vdekje, rreth 67 për qind
thanë se do ta bënin vaksinën.

Reklamë Ola

Megjithëse shkalla e infeksioneve të reja në disa shtete është
stabilizuar apo ka rënë mesatarisht, disa shtete të tjera si Indiana,
Ajova, Kansasi, Miçigani, Minesota, Mizuri, Nebraska, Ohajo, Dakota e
Veriut dhe ajo e Jugut kanë raportuar rritje alarmante të infeksioneve të reja në ditët e fundit. Që nga llimi i pandemisë numri i infeksioneve me koronavirusit në të gjithë botën ka arritur në mbi 25.5 milionë ndërsa ai i vdekjeve në mbi 851 mijë, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x