×
Wednesday, December 11, 2024

“Strategjia e BE-së kundër pandemisë, nuk është e plotë pa Ballkanin”

March 26, 2020


Raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, theksoi rëndësinë që Bashkimit Evropian të ndihmojë financiarisht vendet e Ballkanit Perëndimor në krizën e shkaktuar nga shpërthimi i virusit COVID-19.

“Ky gjithashtu është një mesazh politik që flet për të ardhmen e procesit të zgjerimit”, tha Picula, duke theksuar se vendet e rajonit janë të rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së dhe gjeografikisht i përkasin Evropës.

Raportuesi i Ballkanit në Parlamentin Evropian theksoi se një strategji gjithëpërfshirëse e BE-së kundër pandemisë, nuk do të ishte e plotë nëse nuk përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai i bëri këto komente gjatë një seance emergjente të Parlamentit Evropian ku diskutohet ndarja e ndihmës financiare për shtetet anëtare të BE-së dhe vendet në procesin e negociatave të pranimit, të cilat preken seriozisht nga urgjenca e shëndetit publik.

Të mërkurën, Komisioni Evropian miratoi një pako emergjente prej 38 milionë euro për sistemet shëndetësore në rajon.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments