×
Saturday, July 13, 2024

Shqipëria, ndër vendet me biodiversitetin më të lartë në Europë

May 22, 2021


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, në Ditën Botërore të Biodiversitetit bëri apel për rëndësinë jetike dhe kujdesin që duhet të tregojmë për natyrën dhe tokën.“Shqipëria shquhet për larmi të peizazheve e atyre biologjike dhe radhitet ndër vendet me biodiversitetin më të lartë në Europë”- shprehet Ekonomi.Sipas saj, fokus i punës tonë është të sigurohemi që brezat e ardhshëm të kenë mundësi të trashëgojnë një mjedis të larmishëm.

Shqipëria, si dhe Ballkani Perëndimor si rajon, ka një biodiversitet të pasur, duke përfshirë shumë lloje të kërcënuara, të rralla dhe endemike dhe ekosisteme relativisht të mëdha të padëmtuara.

Nga natyra përveç përfitimeve të tjera, marrim ushqim dhe ujë, energji dhe ilaçe, mbështetje për rregullimin e klimës dhe zbutjen e rrezikut nga katastrofat. Ndaj dhe nevoja për të njohur vlerat dhe për ta vendosur natyrën në qendër të vëmendjes është gjithë një në fokus së politikave të qeverisë.

Shqipëria aderon në Protokollin e Nagojës që nga viti 2012 me anë të ligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Nagoyës për aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë e të barabartë të përfitimeve që rrjedhin nga përdorimi i tyre”, të Konventës së biodiversitetit “Për larminë biologjike”.

Ndër 23 vende pjesëmarrëse në këtë iniciative, Shqipëria është një nga 4 vendet që ka krijuar një ligj të tillë.

Eunews.al



Comments are closed.